Pranga biznesmenit, mori 7 milion lekë përmes mashtrimit

Kronikë e zezë

Pranga biznesmenit, mori 7 milion lekë përmes mashtrimit

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 14:03
Ilustrim

Krimin Ekonomik e Financiar ka arrestuar tregtarin Spiro Fuqi, 59 vjeç, banues në Korçë. Sipas burimeve të policisë, Fuqi ka mashtruar një person me inicialet E. A., duke i marrë shumën monetare prej 7.000.000 lekë të reja.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në magazinat në përdorim të Spiro Fuqit, janë gjetur parregullsi me faturat tatimore si dhe punonjës të pa regjistruara në Organet Tatimore.

Gjithashtu gjatë kontrollit janë konstatuar artikuj ushqimor dhe industrial të prodhuara në mënyrë të kundraligjëshme në ambientet e kësaj magazine.

Në cilësinë e provës materiale janë bllokuar nga Specialistët a AKU–së:

– 500 kova 5 kg-ëshe me xaxiqi

– 250 kova 5 kg-ëshe me speca të mbyshura

– 180 kova 5 kg-ëshe me kastraveca

– 500 kova të vogla me sardele konserve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat