Nuk dihen shkaqet e aksidentit ku vdiqën tre anëtarë të një familjeje

Kronikë e zezë

Nuk dihen shkaqet e aksidentit ku vdiqën tre anëtarë të një familjeje

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 14:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Tre persona kanë vdekur ndërsa një tjetër është lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Shkup konkretisht në fshatin Gërlicë afër Kaçanikut.

Vdekjen e të aksidentuarve e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Në këtë aksident ishin përfshirë një veturë dhe një kamion.

Tre personat e vdekur që gjendeshin në veturë janë të së njëjtës familje.

Ndërsa i lënduari, ngasësi i kamionit është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Edhe një i lënduar nga aksidenti ku mbetën tre të vdekur

Aksidenti i sotëm ndërmjet kamionit dhe një veture la tre persona të vdekur dhe një të lënduar. Lëndime ka pësuar shoferi i kamionit i cili aktualisht po trajtohet në QKUK.

Kamioni e kishte goditur veturën, e cila ishte duke ardhur në drejtim të Prishtinës, ndërsa, kamioni me targa të Kosovës ishte duke shkuar në drejtim të Shkupit. Ka ndërruar shiritin e rrugës dhe ka goditur veturën.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Ferizaj, Agim Gashi, ka konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e askidentit që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Shkup, përkatësisht në fshatin Gërlicë të Kaçanikut, ndërsa shoferi i kamionit ka pësuar lëndime dhe aktualisht po trajtohet në spital.

Ndryshe, rruga për Shkup ishte bllokuar për disa orë dhe qytetarët përdorën rrugë alternative për të mbërritur në destinacionet e tyre

Tre të vdekur në aksident trafiku afër Kaçanikut

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në afërsi të Kaçanikut, më saktësisht në fshatin Gërlicë.

Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka konfirmuar se si pasojë tre persona kanë humbur jetën.

Detaje tjera ende nuk dihen pasi njësitet e hetuesisë dhe prokurori ende nuk kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Aksident i rëndë në afërsi të Kaçanikut, dyshohet për të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Gërlicë, në afërsi të Kaçanikut, më saktësisht në fshatin Gërlicë.

Së paku tre persona kanë mbetur të ngujuar brenda një veture, ndërsa shoferi i kamionit është nxjerrë pa shumë probleme nga zjarrfikësit.

Ende nuk dihet saktë për gjendjen e të aksidentuarve, por nga pamjet, së paku nga ta ka qenë pa shenja jete.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat