Skandaloze: Drejtori i shkollës ngacmon seksualisht 3 nxënëse

Kronikë e zezë

Skandaloze: Drejtori i shkollës ngacmon seksualisht 3 nxënëse

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 22:04
Policia shqiptare

Një skandal ka ndodhur në një shkollë në fshatin Kozare të Kuçovës. Media mëson se drejtori i shkollës ka ngacmuar seksualisht 3 nxënëse.

Janë pikërisht 3 vajzat të cilat kanë bërë denoncim në polici ndaj drejtorit të shkollës. Burime nga komisariati i Kuçovës thonë se 3 nxënëset kanë shkuar së bashku me prindërit e tyre për të bërë kallëzimin penal me akuzën e ngacmimit seksual.

Grupi hetimor ka marrë dëshmitë e tyre në prani edhe të psikologut.Redaksia disponon edhe emrin e drejtorit të shkollës për të cilin bëhet fjalë, por për arsye etike dhe për shkak të verifikimit nga hetimi policor, nuk po e publikojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat