2 hebrenj sulmohen me sharrë hekuri

Kronikë e zezë

2 hebrenj sulmohen me sharrë hekuri

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 15:43
Ilustrim

Dy hebrenj vëllezër janë sulmuar me sharrë hekuri në Paris, si dhe janë quajtur “hebrenj të fëlliqur”.

Vëllezërit, të moshës 17 dhe 29-vjeçe, kanë thënë se po vozisnin përgjatë rrethinës Bondy dhe kishin kapele ‘kippahs’ kur vërejtën se sulmuesit e dyshuar ua kishin ngulur sytë atyre nga një furgon.

Vëllai i madh u ka thënë policëve se kishte hapur dritaren e makinës për ta pyetur shoferin e furgonit se çfarë po bënte pasi që ai kishte filluar të shante, raporton LCI Radio.

“Bëj çfarë të dua në rrugë” i kishte thënë sulmuesi.

Duke vazhduar me ofendime: “Hebrenj të fëlliqur! Bastard! Të gjithë do të vdisni.”

Ata kanë thënë se i druheshin ndonjë përleshjeje prandaj u detyruan të ndaleshin jashtë një lokali të shisha-s, ku shoferi i furgonit e kishte nxjerrë nga bagazhi i automjetit një armë të përshkuar si sharrë hekuri. Ata shtuan se përkundër përpjekjeve për të ikur, sulmuesit i kanë ndjekur ata dhe rrahur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat