Identifikohet shqiptari në koma në Itali

Kronikë e zezë

Identifikohet shqiptari në koma në Itali

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 16:31
Këto janë pamjet e një dite pas ndjekjes dramatike të një makine të vjedhur.

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar është në gjendje të rëndë pasi u qëllua nga forcat e policisë gjatë ndjekjes.

Një efektiv i policisë italiane është marrë nën hetim, pasi një shqiptar 35 vjeçar konsiderohet i vdekur klinikisht.

Këto janë pamjet e një dite pas ndjekjes dramatike të një makine të vjedhur.

Dje në mëngjes, prokurori i Macerata-s, Enrico Riccioni, ka hapur një dosje hetimi për përgjegjësinë e policit që hapi zjarr duke goditur në kokë grabitësin, një shqiptar që ndodhet në kushte kritike për jetën.

Ai kishte shumë emra, por është identifikuar si Klodjan Hysa.

Efektivi që qëlloi me pistoletë është nën hetim për plagosje të rëndë në kushtet e tejkalimit të vetëmbrojtjes së ligjshme. I veshur me xhinse, xhaketë të zezë dhe me një shikim të paderpëtueshëm, pas një nate pa gjumë, polici ka shkuar në gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij.

Ai ripohoi versionin e tij: “Ne e urdhëruam të ndalonte atë djalë. Por ai mori makinën dhe kërkoi të kalonte. Nuk doja të qëlloja, nuk doja ta qëlloja. Kurrë s’kam qenë në ndonjë shkëmbim zjarri, kurrë s’e kam tërhequr këmbëzën,” dëshmoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat