Vlorë, bllokohet një gomone me drogë

Kronikë e zezë

Vlorë, bllokohet një gomone me drogë

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 22:25
Gomonia me drogë

Një gomone rreth 5 metra e gjatë është bllokuar nga ana e Policisë Kufitare në zonën e Zvërnecit në Vlorë.

Gomonia është ndjekur për rreth një orë dhe se në bord ka pasur dy persona. Dy trafikantët janë arratisur, duke përfituar nga errësira. Burime nga policia bëjnë me dije se është gjetur një sasi e konsiderueshme droge në Dalan, ndërsa mendohet se gomonia do të merrte këtë drogë për ta trafikuar.

Ende nuk ka informacion krejtësisht të qartë për ngjarjen. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të verifikuar gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat