Greqi, shqiptari me 42 kg kanabis ‘fluturon’ me makinën dhe përplaset

Kronikë e zezë

Greqi, shqiptari me 42 kg kanabis ‘fluturon’ me makinën dhe përplaset

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 23:56
Policia ka sekuestruar 42 kg drogë

Një 27 vjeçar shqiptar u arrestua mëngjesin e sotëm (27 shkurt) në rajonin e Kosturit në Greqi për posedim të lëndëve narkotike.

Policia kufitare në Mesapotami synoi të kontrollonte një automjet privat i cili po lëvizte në autostradës Egnatia në drejtim të Krystallopigi.

Drejtuesi i mjetit nuk i është përgjigjur sinjalit të policisë dhe është përpjekur të largohej me shpejtësi.

Në largim e sipër, mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ndërsa drejtuesi ka zbritur dhe është larguar në këmbë.

Por, policia e vazhdoi aksionin dhe arrestoi 27 vjeçarin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policia ka sekuestruar 42 kg drogë, e ndarë në 37 pako. Gjithashtu u sekuestrua edhe makina dhe tre karta telefonike SIM.

Hetimi paraprak u dërguar tek departamenti i narkotikëve të Kosturit për hetime të mëtejshme. Atje është dërguar edhe shqiptari i arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat