Tjetër trafik droge, policia greke kap 340 kg kanabis nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Tjetër trafik droge, policia greke kap 340 kg kanabis nga Shqipëria

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 07:27
Droga e sekuestruar

Një tjetër rast i trafikut të drogës është goditur nga policia mbrëmjen e sotme. Policia greke ka sekuestruar 340 kg kanabis sativa me origjinë nga Shqipëria.

Aksioni anti-drogë u zhvillua në afërsi të fshatit Kallpaq në Janinë. Policia arrestoi drejtuesin e kamionit që trafikonte kanabisin, një 45-vjeçar shqiptar.

Ai po merret në pyetje nga hetuesit për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë trafik dhe destinacionin e lëndës narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat