Zihen 47 kg marihuanë në kufirin Kosovë - Serbi

Kronikë e zezë

Zihen 47 kg marihuanë në kufirin Kosovë - Serbi

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 18:28
Ilustrim

Një furgon që nga Kosova po kalonte kufirin për në Serbi është zënë nga autoritetet serbe me 47 kilogramë marihuanë të fshehura në brendi.

Siç njofton drejtoria doganore e Serbisë furgoni ishte i bardhë dhe për destinacion final kishte Gjermaninë.

Po ashtu, njoftohet se vozitësi është i nacionaliteti serb.

Edhe javën e  kaluar në pikën kufitare në Merdare janë zënë gjashtë kilogramë marihuanë me një veturë që nga Brezovica po shkonte në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat