Shtatë vjet burg për tregti të palejuar me substanca narkotike

Kronikë e zezë

Shtatë vjet burg për tregti të palejuar me substanca narkotike

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 09:13
Arrestimi, ilustrim

Amed Safet (39) nga Shkupi është dënuar me shtatë vite burg, pasi ishte kapur me 88,8 kg drogë (marihuanë).

Ai ka pranuar veprën kriminale për të cilën ishte akuzuar si i dyshimtë, pas së cilës Gjykata e Themelore në Velez e dënoi atë me burg prej shtatë vitesh për vepër penale  "lëshim në qarkullim të substancave narkotike", kurse vetura e markës "Vento" , me të cilën transportonte lëndën narkotike është konfiskuar. I akuzuari Amed Safet kishte edhe dy identitete të tjera rrejshme, Naser Sinani dhe Naser Jahii.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat