Atentat me armë në Vlorë

Kronikë e zezë

Atentat me armë në Vlorë

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 10:27
Ilustrim

Një atentat me armë ka ndodhur pak para mesnatës së mbrëmshme në Vlorë. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Llakatund të Vlorës. Sipas tyre në shënjestër të atentatit ka qenë një 52-vjeçar ndaj të cilit janë qëlluar disa plumba.

Pak para mesnatës 52-vjeçari me inicialet P. S., ka qenë duke u kthyer me makinën tip “Benz” në banesën e tij, kur persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë, në tentativë për ta vrarë.

Pasi ka dëgjuar krismat, 52-vjeçari ka shpejtuar dhe ka arritur në banesën e tij. “Gjatë kontrollit të makinës është parë se ajo ishte goditur nga 4 plumba”, thanë burime policore të qytetit bregdetar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë atentat, që fatmirësisht ka përfunduar pa viktima. Ende nuk dihet se kush është autorit apo autorët e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat