Shqiptari dhe rumunia kapen me dhjetëra doza kokaine me vete

Kronikë e zezë

Shqiptari dhe rumunia kapen me dhjetëra doza kokaine me vete

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 13:27
Ilustrim

Dy të arrestuar për shitje kokaine në Staggia Senese në Itali.

Karabinierët e Poggibonsi, pas hetimeve ndaj qytetarëve me origjinë shqiptarë, kanë arrestuar dy persona për shitje kokaine.

Ata janë B.R. 32 vjeç, mashkull me origjinë shqiptare dhe R.D. 23 vjeçe, femër me origjinë rumune, të dy me banim në Staggia Senese.

Dje në mbrëmje të dy u ndaluan në makinën e tyre dhe me vete kishin dhjetëra doza kokaine.

Ata shisnin drogë në disa sheshe të bashkisë së Valdelsa-s dhe kishin një numër të madh klientësh , konsumatorë droge: që nga punonjësit tek pronarët, nga punëtorët tek studentët

Burri u dërgua në burgun e Sienës, ndërsa gruaja u vu në arrest shtëpie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat