Ky është i riu nga Kaçaniku që ndërroi jetë në palestër fitnesi

Kronikë e zezë

Ky është i riu nga Kaçaniku që ndërroi jetë në palestër fitnesi

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 14:31
Palestra, ilustrim

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në Kaçanik ku viktima, i gjinisë mashkullore derisa ishte duke ushtruar në një palestër fitnesi përnjëherë ishte rrëzuar.

Viktima nga ana e personelit të palestrës është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Kaçanik ku i është ofruar ndihma mjekësore.

Viktima me autoambulancë është transportuar në emergjencën e Ferizajt ku edhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Media ka postuar disa fotografi, në të cilat shihet i ndjeri, Edoni.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat