Itali, vdes nga meningjiti një vogëlushe shqiptare, nis hetimi për mjekët

Kronikë e zezë

Itali, vdes nga meningjiti një vogëlushe shqiptare, nis hetimi për mjekët

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 14:40
Ilustrim

Lufta e dëshpëruar për t’i shpëtuar jetën përfundoi në Spitalin Civil të Brescia, ku fëmija shqiptar e moshës 3 vjeë e gjysëm kishte mbërritur në gjendje kritike.Vajza e prindërve shqiptarë rezidentë në Kremone, e prekur nga meningjiti, ka nderruar jetë pak ditë më parë.

Hetimet jane hapur per 22 mjeke, 7 ne spitalin Maggiore të Kremones dhe 5 në Spitalin Civil të Brescia.

Tani prindërit e vajzës duan që të hidhet dritë mbi rasrin. Në trupin e fëmijës tashmë është kryer autopsia dhe dosja e saj, sic ndodh gjithmonë në këto raste, është e hapur për vrasje. Orët e ardhshme, do të jenë të rëndësishme për të mësuar në lidhje me zhvillimin një hetimi për atë që ndodhi në orët e fundit të jetës së fëmijës. Duket se vajza e vogel ishte prekur nga për një formë e meningjitit që duket ta ketë origjinën nga një infeksion veshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat