Në Shkup 5 aksidente trafiku, një i lënduar lehtë

Kronikë e zezë

Në Shkup 5 aksidente trafiku, një i lënduar lehtë

Më: 1 mars 2017 Në ora: 09:40
Ilustrim

Në rajonin e SPB në Shkup në 24 orët e kaluara kanë ndodhur pesë aksidente trafiku ku ka pasur dëme materiale kurse në njërin aksident ka pasur një të lënduar lehtë.

Policia gjithashti gjatë 24 orëve të fundit ka sanksionuar një vozitës i cili ka ngarë automjetin në ndikimin e alkoolit, një për thyerje të rregullave të trafikut në udhëkryq, tetë për shkak të mos posedimit të dokumentacioneve të qarkullimit në trafik si dhe dhjetë vozitës sepse nuk e kanë pasur rrypin e sigurisë ose kanë përdorur celularin gjatë ngarjes së makinës.

Karrotreci ka larguar gjithsejt 43 automjete që kanë qenë pengesë për mbarëvajtjen e trafikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat