Aksident në autostradën Gostivar-Tetovë, lëndohet një vozitës

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën Gostivar-Tetovë, lëndohet një vozitës

Më: 1 mars 2017 Në ora: 12:54
Aksident

Një person 20-të vjeçar nga fshati Senakos i Gostivarit është lënduar rëndë pasi me veturën e tij është përplasur në bankinën e autostradës Gostivar-Tetovë në afërsi të pik-pagesës, informojnë nga SBP Tetovë, njofton Portalb.mk.

Për shkak të inspektimit, mbrëmë pothuajse dy orë komunikacioni i autostradës ishte rikahëzuar në rrugën e mesme.

I lënduari me iniciale A.O. rreth orës 22 me veturën “Polo” menjëherë pas kalimit të pik-pagesës, në drejtim të Tetovës, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur në bankinë.

I lënduari është dërguar në Spitalin e Gostivarit dhe është ndalur për kurim.

Sipas zëdhënësit të SBP-së Tetovë, Marijan Josivovski, me siguri shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e pakontrolluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat