E dëbojnë nga klubi i natës, shqiptari kthehet i armatosur dhe bën ‘masakër’

Kronikë e zezë

E dëbojnë nga klubi i natës, shqiptari kthehet i armatosur dhe bën ‘masakër’

Më: 2 mars 2017 Në ora: 19:22
Ilustrim

Një shqiptar është në gjykim në Itali pasi është përpjekur të hyjë në një klub “lap dance” në komunën Albignasego me “dhunë ekstreme” edhe pse nuk kishte kartën e anëtarësimit, raportojnë sot mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 majit 2014. Fisnik Kuçi, 32 vjeç, aktualisht mbahet në burgun e Venecias, së bashke me tre bashkatdhetarë të tjerë, identiteti të cilëve nuk bëhet i ditur. Kuçit i është kërkuar të largohej nga biznesi privat, por ai është kthyer sërish me tre miqtë e tij.

Sipas prokurorisë, Kuçi, i armatosur me një thikë të gjatë kuzhine, ka kërcënuar me vdekje sekretarin e klubit të natës dhe rojën e sigurisë Mauro Guerra, 32 vjeç. Ky i fundit është ka humbur jetën në 29 korrik 2015, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një polic, i cili është nën hetim për vrasje.

32-vjeçari shqiptar, pasi kërcënoi dy punëtorët e klubit, ia drejtoi thikën edhe administratorit. Me vështirësi, të tre arritën ta nxirrnin jashtë. Por, Kuçi u rikthye, dhe me thikën në dorë, shqelmoi disa herë portën kryesore të klubit duke e shkatërruar, e u fut në ambientin e brendshëm. Ai nisi të godasë me gurë disa persona që ishin të pranishëm, duke i plagosur.

Me ndërhyrje e karabinierëve, Kuçi u arrestua. Ai ndodhet në burg pasi akuzohet edhe për shpërndarje heroine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat