20 vjet në arrati/ Ekstradohet nga Anglia mirditori që vrau një burrë dhe një grua

Kronikë e zezë

20 vjet në arrati/ Ekstradohet nga Anglia mirditori që vrau një burrë dhe një grua

Më: 3 mars 2017 Në ora: 18:18
Ekstradimi, foto arkiv

Një 48-vjeçar nga fshati Kaçinar i Mirditës është ekstraduar nga Britania e Madhe në Tiranë, i cili është dënuar me 25 vite burg për vrasje me paramendim dhe vrasje të mbetur në tentativë në vitin 1997.

Ai është Gjergj Cupi (Çupi), i cili në korrik 1997 në  rrugën nacionale Rrëshen-Kurbnesh në  afërsi të vendit të quajtur në qytetin  e Rrëshenit,  i  nxitur nga motive  hasmërie, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasit M. N, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit M. N dhe shtetasja D. K,  si dhe janë plagosur rëndë shtetasit  P. P dhe  F.P, të cilët kanë qenë udhëtarë në furgon.

Pas ngjarjes shtetasi Gjergj CUPI  ka  arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe sipas informacioneve të vazhdueshme ndodhej në Angli.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Londra drejt Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat