Aksident me vdekje

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje

Më: 4 mars 2017 Në ora: 13:38
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:35.

Një i ri, 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA 288 PJ, ka aksidentuar një këmbësor.

Drejtuesi i mjetit e ka dërguar të moshuarin menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

I riu është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë , për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat