Ja si ju gjet revolja në brez pejanit

Kronikë e zezë

Ja si ju gjet revolja në brez pejanit

Më: 4 mars 2017 Në ora: 22:15
Revole

Në Rubrikën “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë” u shfaq aksioni i policisë së Pejës në të cilin u ndalua makina e një personi që më vete kishte një revole.

Makina u ndalua në një pikë kontrolli të policisë, ndërsa personi të cilit iu gjet arma, me vete kishte edhe 15 fishekë të saj.

I dyshuari armën të cilën e mbante ilegalisht e kishte të vendosur në pjesën prapa shpinës-më saktësisht në bel.

Në pamjet e shfaqura mund të shihni aksionin e policisë gjatë të cilit arma ilegale u sekuestrua, ndërsa poseduesi i saj u dërgua në ndalim policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat