Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në Podujevë

Kronikë e zezë

Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në Podujevë

Më: 5 mars 2017 Në ora: 23:02
Policia e Kosovës

Ka ndërruar jetë njëri nga personat që ishin të përfshirë në aksidentin e ndodhur në Peran të Podujevës gjatë mbrëmjes së sotme.

Këtë e ka konfirmuar për media mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës i cili tha se ai ishte në gjendje shumë të rëndë kur është dërguar në spital pas plagëve të marrë në kokë.

Aksidentin e ka konfirmuar për media edhe zëdhënësja e policisë së Podujevës, Antigona Çitaku, e cila tha se ky aksident ka ndodhur në orën 19 e 40 ku janë përfshirë dy vetura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat