Tre makina përplasen sot në Shkup

Kronikë e zezë

Tre makina përplasen sot në Shkup

Më: 6 mars 2017 Në ora: 17:39
Ilustrim

Tre automjete u përplasën sot pasdite në bulevardin "Kuzman Josifovski Pitu", tek ndërtesa e "Neocom", në afërsi të qendrës tregtare "Shkupjanja".

Nga MPB-ja thonë se aksidenti tek ta është raportuar rreth orës 14 e 50 minuta.Në të njëjtin aksident, kanë marrë pjesë dy vetura me tagra të Shkupit, njëra e markës "Mini Morris" dhe tjetra e markës " Chevrolet Kalos" dhe njëra me tagra të tetovës e markës "Golf". Tani për tani nuk ka informata për të lënduar eventual, kurse ekipet e policisë po kryejnë inspektimin ligjor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat