Tentim vrasje në shkollën fillore ‘Xhevë Lladrovci’ në Gllanasellë të Drenasit

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në shkollën fillore ‘Xhevë Lladrovci’ në Gllanasellë të Drenasit

Më: 9 mars 2017 Në ora: 20:14
Shkolla “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë të Drenasit

Sot rreth orës 12:30, në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë të Drenasit, ka ndodhur një përleshje mes profesorëve dhe inspektoratin e arsimit në këtë komunë.

Hajriz Fazliu, mësues në këtë shkollën pas një zënke me inspektoratin e arsimit, ka tentuar të ther me thikë, njërin nga ta.

Pas përleshjeve, njëri nga inspektorët i cili posedonte revole, ka gjuajtur në drejtim të tij, thonë dëshmitaret.

Arbresh merr vesh se askush nuk është plagosur, ndërsa në vend ngjarje ka dalë policia dhe po merret me rastin.

Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina, nuk ka dashur të jap detaje rreth këtij rasti duke thënë se nuk është nën kompetencën e tij.

Morina ka sugjeruar të kontaktohet me stacionin e policor në Prishtinë por as këta të fundit nuk janë përgjigjur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat