Seks me dhunë me vajzën e re, arrestohet përdhunuesi

Kronikë e zezë

Seks me dhunë me vajzën e re, arrestohet përdhunuesi

Më: 10 mars 2017 Në ora: 16:42
Ilustrim

Një 20-vjeçar, i shpallur në kërkim për “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, është arrestuar nga efektivë të policisë së Tiranës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Fransua Alushi.

Policia ra në gjurmët e 20-vjeçarit ditën e djeshme, pasi më herët atij i ishte caktuar masa e sigurisë arrest me burg nga gjykata e Apelit, Tiranë.

Alushi, banues në kryeqytet, akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një të reje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat