Viktimë edhe Albana Dakovi, rrëfimi i killerit: “I vrava se shisnin dashurinë”

Kronikë e zezë

Viktimë edhe Albana Dakovi, rrëfimi i killerit: “I vrava se shisnin dashurinë”

Më: 10 mars 2017 Në ora: 21:23
I dënuar me vendim të prerë me 30 vite burg në vitin 1998, për vrasjen e një tregtari nga Aosta dhe tre prostatave, si dhe për tentativë vrasje ndaj një tjetër vajze në Villeneuve (Aosta, Itali).

Agjencia e lajmeve Nasa ka bërë të ditur se është lënë i lirë vrasësi serial Andrea Matteucci, 54-vjeç. Ai ka shlyer dënimin e tij dhe tani është lënë i lirë.

4-vjeçi është mbajtur i burgosur në spitalin psikiatrik e Reggio Emilia-s dhe tashmë me shumë mundësi do të kthehet në Valle d’Aosta, ku do të vendoset në një qendër shëndetësore.

I akuzuar se ka vrarë një tregtar në Aosta në vitin 1980 dhe tre prostituta mes viteve 1992 dhe 1995, Matteucci u cilësua me probleme mendore nga një ekspertizë e prokurorisë.

Viktima e parë ishte Domenico Raso, 50 vjeç, tregtar frutash dhe perimesh. Ai u godit me thikë mes rrënojave të Teatrit të Lashtë Romak në Aosta, natën e 30 prillit 1980. Katër të rinj u burgosën për këtë vrasje, por më pas u liruan nga Apeli.

Vrasësi i vërtetë ishte muratori Andrea Matteucci, i cili më pas ekzekutoi edhe tre gra: në vitin 1992 Daniela Zago-n, 30 vjeçe nga Torino; në 1994-ën Clara Omarei Bee-n, 26 vjeçe nigeriane dhe në vitin 1995 Albana Dakovi, 20 vjeçe, shqiptare.

Ato u vranë dhe u dogjën. “I vrava se shisnin dashurinë”, u tha hetuesve vrasësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat