Aksident tragjik në Greqi, vdesin babë e bijë nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Aksident tragjik në Greqi, vdesin babë e bijë nga Shqipëria

Më: 11 mars 2017 Në ora: 10:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy shqiptarëve, babë e bijë. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesnatë, shkruajnë mediat greke.

Të dy ishin duke udhëtuar me një makinë “Ford” kur janë përplasur me një pemë.

Aksidenti tragjik ndodhi në Rodos. Viktimat janë të moshave 60 vjeç dhe 30 vjeçe, respektivisht babë e bijë.

Të dy janë dërguar me urgjencë për në spital, por nuk kanë mundur që t'i mbijetojnë plagëve të rënda.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia që ka nisur hetimet në lidhje me këtë përplasje fatale për dy shqiptarët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat