Rrezikojnë sigurinë e aviacionit, shoqërohen në polici

Kronikë e zezë

Rrezikojnë sigurinë e aviacionit, shoqërohen në polici

Më: 11 mars 2017 Në ora: 12:06
Droni, ilustrim

Dy persona të nacionalitetit shqiptar janë shoqëruar për në polici, pasi që kanë manipuluar me një dron pa leje përkatëse nga aviacioni civil.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, njofton të shtunën Policia e Kosovës.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit personat në fjalë janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat