70-vjeçari nga Durrësi aksidenton për vdekje bashkëmoshatarin e tij

Kronikë e zezë

70-vjeçari nga Durrësi aksidenton për vdekje bashkëmoshatarin e tij

Më: 14 mars 2017 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.

Siç bëhet e ditur nga policia e Durrësit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në segmentin rrugor Shkozet-Katër Rrugët e Shijakut, duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar T.D. 71 vjeç, banues në Shijak, i cili udhëtonte me biçikletë.

Edhe pse ai është dërguar në spital, 71-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës.

Për këtë arsye, 70-vjeçari është proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat