Në Tabanoc kapen para falso – Euro

Kronikë e zezë

Në Tabanoc kapen para falso – Euro

Më: 14 mars 2017 Në ora: 15:00
Ilustrim

Në vendkalimin kufitar në Tabanoc është penguar tentimi për futjen në Maqedoni të kartëmonedhave Euro. Gjithsej janë zbuluar 27.700 euro të falsifikuara.

Drejtoria e Doganave ka njoftuar sot se rasti i tentimit të futjes së parave falso ka ndodhur mbrëmë rreth orës 7:00. Sipas AIM-së, paratë janë gjetur në veturë me regjistrim serb.

Kartëmonedhat kanë qenë me prerje 100 euro dhe 200 euro, ndërkaq kanë patur numër të njejtë serik. Pas kontrollit me llambë utraviolete, është konstatuar përfundimisht se bëhet fjalë për para të falsifikuara.

Pas hetimeve të kryera, është përfunduar se personi ka kryer vetë falsifikimin e parave. Ndaj tij është ngritur kallëzim penal dhe është arrestuar. Më pastaj, Gjykata në Kumanovë ka caktuar masën e kujdesit ndaj tij, i janë marrë dokumentet e udhëtimit, si edhe është i obliguar që dy herë në javë të paraqitet në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat