Manastir: Burri e vret gruan e tij ,thotë se e ka gjetur të vdekur në shtëpi

Kronikë e zezë

Manastir: Burri e vret gruan e tij ,thotë se e ka gjetur të vdekur në shtëpi

Më: 14 mars 2017 Në ora: 19:39
Ilustrim

Burri i cili dje në Manastir, denoncoi se e kishte gjetur gruan e tij të vdekur në shtëpi, është i dyshuar për vrasjën e saj, bëjnë të ditur nga Porkuroria Themelore Publike.

Bëhet e ditur se nga Prokuroria Publike – Manastir, tek gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore – Manastir, kanë paraqitur propozim për caktimin e masës – paraburgim ndaj një personi për veprën penale "Vrasje", neni 123 paragrafi 2 pika 2 e Kodit Penal.

“Propozimi është paraqitur për shkak të dyshimit të bazuar se i dyshuari më 13.03.2017, për shkak të marrëdhënieve të trazuara më parë në dhomën e ndenjës të shtëpisë së çiftit me kryerjen e dhunës në familje vret gruan e tij E.M.D nga Manastiri.”, theksuan nga Prokuroria Themelore e Manastirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat