Rrëfimi dramatik: Si shqiptari bënte seks me dhunë me mua, për muaj me radhë

Kronikë e zezë

Rrëfimi dramatik: Si shqiptari bënte seks me dhunë me mua, për muaj me radhë

Më: 14 mars 2017 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Dhjetë vite burgim është dënimi i dhënë nga ndaj një shqiptari nga një gjykatë në Itali. Procesi është kryer me procedurë të shkurtuar, dhe 36-vjeçari ka përfituar 1/3 e uljes së dënimit.

Siç raportojnë sot mediat lokale, gjykata e Bolonjës ka dhënë vendimin ndaj shqiptarit (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur), i cili gjendet në burg prej një viti për dhunë seksuale, përndjekje dhe plagosje në dëm të një ukrainase, e cila punonte si mirëmbajtëse shtëpie.

Ai është akuzuar se e ka dhunuar 44-vjeçaren, ka abuzuar seksualisht me të dhe e ka përndjekur për disa muaj, duke mos e kursyer as ditën e 8 Marsit, dita e Festës së Gruas.

Hetimet që çuan në një urdhër-arresti ndaj 36-vjeçarit shqiptar, nisën nga një denoncim i gruas, e cila ka treguar se nuk kishte kurrë një marrëdhënie romantike me të akuzuarin, por e kishte njohur përmes një miqësie të përbashkët.

Në dhjetor 2015, shqiptari i theu hundën ukrainases dhe abuzi seksualisht me të. Më pas, ndodhën episode të tjera dhune. Gjykatësi ka pranuar kërkesën e prokurorisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat