Zjarr masiv në Kodër Mëzez, 20 zjarrfikës në vendngjarje

Kronikë e zezë

Zjarr masiv në Kodër Mëzez, 20 zjarrfikës në vendngjarje

Më: 14 mars 2017 Në ora: 21:20
Zjarri te Zona e Kodër Mëzezit

Zona e Kodër Mëzezit në kryeqytet është përfshirë nga një zjarr masiv mbrëmjen e sotme.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë kodrën dhe në vendngjarje kanë mbërritur 20 efektiv zjarrfikës të cilat po mundohet të vënë në kontroll situatën.

Mësohet se si pasojë e flakëve të mëdha janë në rrezik edhe disa shtëpi të banuara. Nuk raportohet ende për persona të lënduar. Ndërkaq po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat