Zhduken dy adoleshente

Kronikë e zezë

Zhduken dy adoleshente

Më: 15 mars 2017 Në ora: 17:10
Ilustrim

Dy vajza të moshës 13 dhe 16 janë raportuar si të zhdukura gjatë ditës së kaluar.

Në SPB në Strumicë, V.B. (39) nga fshati Banica, ka njoftuar se dje rreth orës 07:00 nga shtëpia është larguar për në drejtim të panjohur, vajza e saj 13 vjeçare.

Poashtu, natën e kaluar, në ora 4:20 minuta, në SPB në Tetovë, nga S.B (46) është raportuar se ditën e hënë, më 13 mars, rreth orës 18:00 nga shtëpia për në drejtim të panjohur është larguar vajza e saj 16 vjeçare.

Nga MPB bëjnë të ditur se po ndërmeren hapat për gjetjen dhe zbardhjen e plotë të rasteve në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat