Bëri seks me dhunë me mbesën, arrestohet i moshuari shqiptar

Kronikë e zezë

Bëri seks me dhunë me mbesën, arrestohet i moshuari shqiptar

Më: 15 mars 2017 Në ora: 17:52
Ilustrim

Një 81 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar dje nga policia, raportojnë mediat lokale.

I moshuari u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Mavromatis.

Policia greke sqaron se ndaj 81-vjeçarit është lëshuar urdhër arresti nga gjykata e magjistraturës së Korfuzit, për veprat penale të dhunimit, abuzimit seksual dhe joshjes ndaj fëmijëve.

Mediat greke shkruajnë se i moshuari ishte në kërkim që prej vitit të shkuar, nën akuzën se ka abuzuar me mbesën e tij, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur në vitin 2011, por u raportua më vonë tek autoritetet.

I moshuari ka deklaruar se akuzat ishin shpifje nga e ëma e vajzës, me të cilën kishte marrëdhënie të keqe.

81-vjeçari, sipas mediave greke, ka tentuar të largohej në drejtim të Shqipërisë. I arrestuari u dërgua paraprakisht pranë prokurorisë në Thesprotia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat