Rekord gjobash: Për një orë afër 500 tiketa

Kronikë e zezë

Rekord gjobash: Për një orë afër 500 tiketa

Më: 15 mars 2017 Në ora: 20:05
Policia shqiptare

Operacioni “Blici Rrugor” në Shqipëri , i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme.

Aksioni ishte për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Operacioni nisi në orën 11:30 dhe zgjati deri në orën 12:30 dhe u angazhuan rreth 580 punonjës Policie në total.

Gjatë këtij fashorari policia rrugore ka vendosur 81 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

123 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 148 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat