Konflikt me armë në Shkodër mes të rinjve

Kronikë e zezë

Konflikt me armë në Shkodër mes të rinjve

Më: 16 mars 2017 Në ora: 11:58
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e djeshme nga policia e Shkodrës.

Mësohet se policia është njoftuar nga qytetarët se dy persona pas një konflikt me njëri-tjetrin kanë qëlluar me armë.

Siç bëhet e ditur, Dedë Pjolla ka kanosur me armë zjarri S. K 20 vjeç banues në Theth dhe F. H 17 vjeç banues në Theth, madje ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Si rezultat i vlerësimit të situatës menjëherë janë vënë në lëvizje forcat e D. V. P Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër ku kanë bërë të mundur arrestimi në flagrancë të Dedë Pjolla, duke i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

- një armë zjarri Automatik model 56

- një krëhër me 5 copë fishekë model  56

-3 geshoja te zbrazura model 56.

 Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve luftarake dhe e municionit" dhe "Kanosje". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat