Vdes në vendin e punës një person në Bërnicë të Ulët

Kronikë e zezë

Vdes në vendin e punës një person në Bërnicë të Ulët

Më: 16 mars 2017 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Bërnicë të Ulët të Prishtinës një person ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës.

Raportohet se viktima mashkull  përderisa ka qenë duke punuar ka rrëshqitur dhe ka rënë në një pompë të betonit, ku i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat