“Lufta në det” mes policisë italiane dhe 2 shqiptarëve me 1 ton drogë në anije

Kronikë e zezë

“Lufta në det” mes policisë italiane dhe 2 shqiptarëve me 1 ton drogë në anije

Më: 16 mars 2017 Në ora: 18:59
Pamje nga vendngjarja

Një anije 7 metra e gjatë me një peshë prej 1 ton u bllokua pas një ndjekje në det, në pjesën veriore të Pulias. Operacioni i quajtur “Triton” i Guardia di Finanza vuri në pranga 2 trafikante shqiptarë.

Mjeti i dyshimtë i lundrimit është pikasur nga policia italiane në liqenin e Gargano-s dhe më pas është ndjekur, skena të ngjashme- sipas mediave italiane, -si ato të filmave aksion. Guardia Di Finanzan ka publikuar edhe videon nga momenti i ndjekjes në det të hapur, të gomones me dy shqiptarët në bord.

‘Ansa’ shkruan se sapo vërejtën se ishin pikasur nga policia, dy shqiptarët, D.B., 31 vjeç dhe V.T., 18 vjeç, nisën të hidhnin drogën në det, ndërsa u kapën 20 milje larg Viestes, në Foxhia. Të njëjtat burime theksojnë se marijuana ishte ndarë në 42 pako, ndërsa nëse do të hidhej në treg për shitje, kapte vlerën e 8 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat