Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm nga Gjykata greke

Kronikë e zezë

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm nga Gjykata greke

Më: 16 mars 2017 Në ora: 20:33
Përveç burgimit të përjetshëm, Gjykata e dënoi atë edhe me 5 vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Me burgim të përjetshëm është dënuar shqiptari Klodi Lesi, i cili një vit më parë vrau gruan e tij dhe u arratis për 18 ditë së bashku me djalin e tij të mitur.

Gjykata greke e Selanikut e ka gjetur fajtor 35-vjeçarin shqiptar, për vrasje me qëllim dhe rrëzoi pretendimet e tij se kur vrau gruan ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk arsyetonte.

Gjatë seancave marotonë gjyqësore, shqiptari Klodi Lesi u kërkoi ndjesë familjarëve të gruas së tij për krimin që kishte kryer, duke thënë se ishte penduar.

Një vit më parë në Selanik, pas një zënke me bashkëshorten e tij greke, Klodi Lesi e qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur dhe u arratis për 18 ditë duke marrë me vete edhe njërin nga dy djemtë e tyre të mitur. Gjatë kohës që ishte në kërkim nga policia, 35-vjeçari qëndronte në një kasolle në një fshat të Selanikut.

Ndërkohë, prindërit e ish-gruas së tij deklaruan se nuk kanë për ta falur ish-dhëndrin e tyre dhe kanë kërkuar të marrin kujdestarinë e dy nipërve, të cilët tashmë kanë mbetur jetimë.

Përveç burgimit të përjetshëm, Gjykata e dënoi atë edhe me 5 vjet burgim për armëmbajtje pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat