Fëmija katërvjeçar po lufton për jetë, është sulmuar nga disa qenë

Kronikë e zezë

Fëmija katërvjeçar po lufton për jetë, është sulmuar nga disa qenë

Më: 17 mars 2017 Në ora: 11:45
Ilustrim

Një fëmijë i moshës 4-vjeçare në gjendje kritike është dërguar mbrëmë në Qendrën Urgjente.

Nga policia informojnë se fëmija ka qenë i sulmuar nga disa qenë.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 11:30 kur fëmija ka dalë nga shtëpia dhe nëpërmjet fushës ka dashur të shkojë në shtëpinë fqinje.

Në atë moment ai është sulmuar nga qentë të cilët kanë ardhur nga stalla me dele në pronësi të 49-vjeçarit Sh.B i cili qentë nuk i ka pasur të lidhur.

Nga policia thonë se kanë kryer hetime dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër Sh.B do të ngrihet padi penale adekuate. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat