Një strugan i cili ishte zhdukur, është gjetur pa shenja jete

Kronikë e zezë

Një strugan i cili ishte zhdukur, është gjetur pa shenja jete

Më: 17 mars 2017 Në ora: 15:08
Ilustrim

K.N. 42 vjeçar nga fshati Veleshtë e Strugës, i cili më 15 mars është denoncuar në stacionin e policisë si i zhdukur, dje është gjetur i vdekur.

Nga MPB kumtuan se dje rreth orës 11 në parkingun në auto-kampin në Strugë është gjetur i vdekur K.N. nga fshatin Veleshtë, i Strugës.

Ekspertizë në vendngjarje kanë kryer prokurori publik dhe ekipi ekspert i Stacionit të policisë Strugë, ndërsa trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes për varrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat