Vrau bashkëkombasin në Itali, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

Kronikë e zezë

Vrau bashkëkombasin në Itali, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

Më: 17 mars 2017 Në ora: 18:41
Policia italiane

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për vrasje.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, në pranga ka rënë K.R., 32-vjeç, ndaj të cilit rëndonte një urdhër-burgimi për vrasje.

Në shtator të vitit 2014, shqiptari i arrestuar në bashkëpunim edhe me persona të tjerë kanë vrarë një tjetër shqiptar në Genova, pas një konflikti midis tyre. 

Jo vetëm kaq, por në janar të vitit 2010, ai është përfshirë edhe në shkëmbim zjarri mes disa shqiptarëve, gjatë të cilët u plagos rëndë një tjetër shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat