Aksident i rëndë, çiklisti po lufton me jetën

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, çiklisti po lufton me jetën

Më: 17 mars 2017 Në ora: 20:32
Ilustrim

Një aksident rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17 në rrugën Ohër-Shën Naum, tek hyrja e hotel "Inex Gorica", ku janë përfshirë një automjet transportues dhe një biçiklist.

Në aksident rëndë është lënduar çiklisti, i cili është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, a prej aty , për shkak të seriozitetit të plagëve është transferuar në Klinikën urgjente në Shkup, ku po lufton me jetën.

Nga MPB-ja thonë se me shumë informata në lidhje me këtë aksident, do të jepen nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat