Shqiptari i dënuar arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu

Kronikë e zezë

Shqiptari i dënuar arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu

Më: 17 mars 2017 Në ora: 21:19
Ilustrim

Një shqiptar është arratisur nga burgu, ku po vuante një dënim të marrë nga gjykata. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në orën 10:30 minuta të paradites në burgun e Alessandrias në Itali.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, shqiptari (emri i të cilit nuk është bërë i ditur) ishte duke bërë disa punë mirëmbajtjeje në ambientet e parkingut të burgut, kur ka kapërcyer telat e rrethimit dhe është larguar.

I favorizuar edhe nga një bllokim i sistemit të mbikëqyrjes me kamera, ai ka ikur duke mos lënë asnjë gjurmë pas.

Alarmi ka shpërthyer menjëherë dhe kanë nisur kërkimet për shqiptarin e arratisur, i cili sipas policisë, nuk ka mundësi për tu larguar shumë nga zona.

Kontrolle të shumta janë duke u bërë, por ende nuk është gjetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat