Përplas me autobus 6-vjeçaren dhe e lë në mes të rrugës

Kronikë e zezë

Përplas me autobus 6-vjeçaren dhe e lë në mes të rrugës

Më: 18 mars 2017 Në ora: 09:18
Foto ilustruese nga Fieri

Një vogëlushe 6 vjeçe në lagjen '1 Maji' të Fierit është përplasur nga një autobus që drejtohej nga Dashamir Liçaj, 34-vjeç, nga fshati Greshicë i Mallakastrës.

Pasi e ka goditur të miturën, Liçaj është larguar nga vendi i aksidentit duke e lënë në mes të rrugës.

Fatmirësisht vajza ka shpëtuar me vetëm disa lëndime dhe pas mjekimit në spitalin rajonal të Fierit, familja e ka marrë në shtëpi.

Policia e ka ndjekur nnga pas dhe i ka vënë prangat drejtuesit të autobusit “Benz” me targa AA 425 KP, Dashamir Liçaj.

Mbi të tani rëndojnë dy akuza: "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat