Zbulohet thesari i vjedhur, arrestohen 3 shqiptarë

Kronikë e zezë

Zbulohet thesari i vjedhur, arrestohen 3 shqiptarë

Më: 18 mars 2017 Në ora: 11:06
Thesari i gjetur

Tre shqiptarë që vidhnin në apartamente janë arrestuar nga policia italiane, që ka zbuluar dy depo ku fshihej malli i vjedhur me vlerë rreth 500 mijë euro.

Tre shqiptarët, 24, 30 dhe 33-vjeç, janë arrestuar nga policia me akuzën e vjedhjes së rëndë, raportojnë sot mediat lokale.  

Ata ndodheshin në Itali pa leje qëndrimi. Në depo policia italiane gjeti argjendurina, shandanë, lugë e të tjera sende me vlerë që shqiptarët i kishin vjedhur në apartamente të ndryshme.

Një shqiptar i katërt, 35 vjeç është akuzuar për posedim të pasurisë së vjedhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat