Gjashtë persona lëndohen nga goditja që i bëri treni veturës!

Kronikë e zezë

Gjashtë persona lëndohen nga goditja që i bëri treni veturës!

Më: 18 mars 2017 Në ora: 21:54
Urgjenca

Në fshatin Jagodë të Klinës treni ka goditur një makinë sot.

Treni ka goditur sonte një makinë në fshatin Jagodë të Klinës, duke shkaktuar lëndimin e gjashtë personave.

Lajmin në lidhje me aksidentin për KALLXO.com e konfirmoi mjeku i Spitalit Rajonal të Pejës Sadri Berisha.

“Rreth orës 19:05 në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës kemi pranuar 6 persona te cilët kanë pësuar lëndime si pasojë një aksidenti”, tha Berisha.

Ai tregoi se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Të lënduarit po trajtohen në emergjencë dhe gjendja e tyre momentale është jashtë rrezikut për jetë. Ende janë duke u bërë ekzaminimet diagnostike,” tha Sadri Berisha.

Aksidentin mes trenit dhe makinës e konfirmoi për KALLXO.com edhe policia në Pejë.

“Mund ta konfirmoj se ka ndodhur një askident në fshatin Jagodë mes trenit dhe një veture. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, eshte njoftuar edhe prokurori i shtetit”, tha Zyrtari per informim ne Policinë Rajonale të Pejës Driton Rugova.

Edhe në shkurt të këtij viti treni goditi një makinë në Fushë-Kosovë, duke shkaktuar vdekjen e një personi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat