Çfarë fshihet pas vdekjes së Rigelsit tek “Mine Peza”? Fqinja jep detajet që askush nuk i tregonte

Kronikë e zezë

Çfarë fshihet pas vdekjes së Rigelsit tek “Mine Peza”? Fqinja jep detajet që askush nuk i tregonte

Më: 19 mars 2017 Në ora: 10:03
ilustrim

Rigels Patoku është 36-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme ndërsa e zuri korrenti pranë një kabine elektrike që ndodhet në rrugën “Mine Peza”. Një banore e zonës ka kontaktuar me JOQ.dhe ka bërë me dije se djali ishte banor i zonës bashkë me të atin. Ata kishin pasur shtëpinë e tyre tek “Mine Peza” por shteti ua mori shtëpinë dhe babait të Rigelsit, Tukes, i lanë vetëm një barrakë të vogël në anë të rrugës, ku i moshuari rri edhe sot e kësaj dite.

Rigelsi ngeli pa strehë që kur i morën shtëpinë dhe flinte ku ta zinte nata, pasi kasollja e të atit nuk i nxinte të dy. Për fjalët e OSHEE-së dhe policisë, të cilët kanë deklaruar se Rigelsi hapi me forcë derën e kabinës dhe u dogj brenda, e revoltuar, fqinja shprehet se gjithçka është një gënjeshtër dhe se ajo kabinë ka qenë e hapur prej vitesh, e madje ka përbërë gjithmonë rrezik për banorët e zonës, sidomos për më të vegjlit.

Unë banoj në zonën ku jetonte edhe babai i Rigelist. Viktima është Rigels Patoku, 36-vjeç, i lindur në këtë lagje. Dera e asaj kabine ka të paktën 10 vjet hapur. Babai i tij nuk ishte aty në momentin që Rigelsin e zuri korrenti, por në strehën e vet ku rrinte në krah të rajonit të policisë. Gjithë lagja ka  telefonuar prej një jave OSHE për këtë rast e askush nuk ka marrë mundimin me ardhë e me e mbyllë. Ai nuk kishte arsye pse ta hapte me forcë derën e kabinës, sepse nuk kishte as shtëpi e nuk i duheshin dritat, por këta janë plehra që duan me mbrojt vendin e punës. Ajo derë sa mbaj unë mend, me vite ka qenë e hapur, në kuptimin e hapur fare, njëra kanatë, jo e pakyçur. Fotot që qarkullojnë janë ato pasi policët nxorën trupin dhe e sistemuan pak me dorë të mos futej ndonjë tjetër”, - rrëfen fqinja për JOQ.

Jeta e Rigelsit nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Pasi u morën shtëpinë dhe i ati, i cili njihet në zonë me emrin Tukja, u detyrua të rrinte në një barakë pranë rajonit të policisë, Rigelsi shkoi me të ëmën në Itali, ku edhe ra pre e drogës.

Kur familja jetoi disa vite në Itali, Rigelsi nisi drogën në vitet ’90. Ishte akoma fëmijë dhe që kur ka ardhur, në vitin 1993, me probleme ka qenë, por njeri normal, si gjithë të tjerët”, - rrëfen ndër të tjera të vërtetën e hidhur që askush nuk e thotë mbi vdekjen e Rigelsit tek “Mine Peza”, fqinja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat