Aksident në Shkodër

Kronikë e zezë

Aksident në Shkodër

Më: 20 mars 2017 Në ora: 11:52
Ilustrim

Një person është përplasur nga një makinë mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në sheshin ‘Demokracia’, ku pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se i plagosuri është dërguar në spital, ku nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërsa, policia ka vajtuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat