Aksident i rëndë: Vdes një person

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë: Vdes një person

Më: 20 mars 2017 Në ora: 17:55
Aksident i rëndë

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Kllokot-Viti.

Lajmin  e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura civile.

“Fatkeqësisht njëri nga shoferët ka vdekur. Në këtë aksident që ka ndodhur në rrugën Kllokot-Viti kanë qenë të përfshira dy vetura civile. Personi që ka humbur jetën është dërguar fillimisht në spitalin e Gjilanit dhe për shkak të natyrës së rëndë të plagëve është dërguar në Prishtinë por fatkeqësisht nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve”, ka thënë Hashani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat